Sigurimi i shëndetit në udhëtim Siguri gjatë udhëtimeve në botë

Sigurim ideal për shëndetin tuaj në rast se ju keni planifikuar të vizitoni vendet e Bashkimit Europian apo cilit do vend tjetër në botë.

Mbulueshmëri financiare dhe mjekësore Gjatë kohës së qëndrimit jashtë vendit

Sigurimi i shëndetit në udhëtim do të ju mbulojë sigurimin e shëndetit gjatë qëndrimit tuaj jashtë vendit në rast të ndonjë sëmundje si dhe do të mbulojë maksimalisht deri në limitin e sigurimit tuaj

Për disa vende të cilat ju planifikoni ti vizitoni sigurimi i shëndetit është i doemosdoshëm andaj Dukagjini ka ofertën më të mirë për ju.

Fataliteti Fatkeqësitë jashtë vendit

Në raste të vdekjës së përsonit si pasojë e aksidentit gjatë udhëtimit apo sëmundjeve të ashtuquajtura akute, sigurimi ynë mbulon riatëdhesimin e kufomës në Shtetin rezident

Të gjitha shërbimet e cekura për shëndet në udhëtim janë të vlefshme për banorët e Kosovës.

Asistenca Mjekësore Kompenzimi dhe shtrimi në spital

Ne do të kompensojmë për asistencën mjekësore dhe shtrimin në spital si pasojë e sëmundjes akute të rikuperueshme, të përcaktuar sipas planit të përzgjedhur sigurues.

Falë bashkëpunimit të madh me kompaninë Europiane ne do të kujdesemi deri në fund për mirëqenien tuaj deri në kthimin në atëdhe.