Sigurimi i Shëndetit Pako ideale dhe më ekonomike në treg

Ky sigurim shëndetësor do të mbuloj Hospitalizimin - i cili konsiderohet, trajtimet për shtrimin e nevojshëm spitalor në institucionet shëndetësore të miratuara për këto qëllime:

Mbulueshmëri mjekësore-hospitalore Për një shëndet më të mirë

Hospitalizimin - i cili konsiderohet, trajtimet për shtrimin e nevojshëm spitalor në institucionet shëndetësore të miratuara për këto qëllime, të cilat parashikojnë një qëndrim fizik për këto mjekime/kurime, të paktën 24 orësh, që kanë mundësi diagnostikuese dhe terapie, që veprojnë në përputhje me standardet e përgjithshme të mjekësisë.

Nuk janë të kufizuara në përdorimin e metodave dhe trajtimeve speciale, dhe të cilat mbajnë historikun e sëmundjes apo/dhe trajtimit.

Vdekja Vdekja apo Paaftësia e përherëshme

Aksident është ngjarja (ose një prej shkaqeve të saj) që i ndodh Personit të Siguruar në mënyrë të pavullnetshme, rastësore, të papritur dhe që vepron mekanikisht ose kimikisht nga jashtë trupit/organizmit të të Aksidentuarit, dhe që shkakton lëndimin/dëmtimin trupor objektivisht të vërtetueshme, si pasojë e të cilave rezulton vdekja apo paaftësia e të Siguruarit.