Për ne Rikthehet kompania e sigurimeve “Dukagjini”
Po rikthehet sërish “Dukagjini”, Kompania e sigurimeve që e çmonit dhe i besonit më së shumti!
Po vjen kësaj here më e vendosur dhe më e motivuar se kurrë për t’ju ofruar shërbimet më cilësore në fushën e sigurimeve, për të cilat keni qenë të bindur sa herë. Po inkuadrohet tash e tutje në tregun kosovar të sigurimeve adresa të cilës më së shumti i drejtoheshit, duke ruajtur cilësitë që i keni njohur dhe i njihni, shërbimet e shpejta, efikase, afarizmin profesional, sigurinë në mbulimin e dëmeve dhe bashkëpunimin e suksesshëm me partnerët afaristë.
20 Vite Eksperiencë
Kësaj here kemi marrë mbi vete dhe kompaninë në zë “Croatia” për të bërë bashkë dy përvoja më se të vlerësuara në këtë treg, që tash e tutje do të shfaqen me emrin e “Dukagjinit”.
Cilësi të vjetra lidhje të reja
Ju do të rinjihni cilësitë e vjetra, do të çmoni lidhjet e reja, të sigurta, dhe do t’i mbështeteni një perspektive premtuese, të ngritur mbi themelet e vjetra dhe solide të emrit më të besuar në këto anë.

100
Puntorë dhe bashkëpuntorë
30
Punëtorë administrativ
20
Pika të shitjes
10000
Klientë të kënaqur
Adresë e saktë dhe e sigurt, “Dukagjini”, ofron shërbimet për klientët e vet të vjetër dhe për klientët e rinj që duan efikasitet dhe garanci, për klientët e “Croatia sigurimit” që do të binden në kontinuitetin dhe autoritetin që ofron për ta kompania e re, ajo që tashmë e ka marrë çdo gjë në duar të sigurta.
Andaj, ju lutemi, të dashur miq, afaristë, partnerë, qytetarë, mos nguroni dhe na kontaktoni në adresat tona të reja, ku do të ndeshni një pjesë të stafit që e keni njohur, i keni besuar dhe i cili ju ka ofruar gjithnjë shërbimet më cilësore, merrni informatat që ju nevojitet dhe binduni – një erë e re fryn në fushën e sigurimeve në Kosovë, një erë që sjell shpresë dhe begati për një jetë më të mirë!
Atë ua garantojmë ne dhe ju premtojmë se do të vazhdojmë të jemi gjithnjë pranë jush!
Sigurimi i veturës, sigurimi kasko, sigurimi i pronës dhe sigurimi i shëndetit në udhëtim janë pjesë e përditëshmërisë të secilit individ. Kompania e Sigurimeve "Dukagjini" është kompani serioze e cila rri pranë jush në çdo kohë.