Për ne Kompania e sigurimeve “Dukagjini”
kësaj here më të vendosur dhe më e motivuar se kurrë për t’ju ofruar shërbimet më cilësore në fushën e sigurimeve, për të cilat keni qenë të bindur sa herë. Po inkuadrohet tash e tutje në tregun kosovar të sigurimeve adresa të cilës më së shumti i drejtoheshit, duke ruajtur cilësitë që i keni njohur dhe i njihni, shërbimet e shpejta, efikase, afarizmin profesional, sigurinë në mbulimin e dëmeve dhe bashkëpunimin e suksesshëm me partnerët afaristë.
20 Vite Eksperiencë
Kemi marrë mbi vete dhe kompaninë në zë “Croatia” për të bërë bashkë dy përvoja më se të vlerësuara në këtë treg, që tash e tutje do të shfaqen me emrin e “Dukagjinit”.
Cilësi të vjetra lidhje të reja
Ju do të rinjihni cilësitë e vjetra, do të çmoni lidhjet e reja, të sigurta, dhe do t’i mbështeteni një perspektive premtuese, të ngritur mbi themelet e vjetra dhe solide të emrit më të besuar në këto anë.
Stafi menaxhues
Korab Lluka
Drejtor Gjeneral
Muhamed Boja
Drejtor i departamentit ligjorë dhe dëmeve
Bekim Nikaj
Drejtor i Financave
Teuta Zaiti Hoti
Drejtoreshë e shitjes dhe marrjes në sigurim
Rron Lluka
Menaxher i Rrezikut
Ilirjana Loshaj Percuku
Auditore e brendëshme
Sigurimi i veturës, sigurimi kasko, sigurimi i pronës dhe sigurimi i shëndetit në udhëtim janë pjesë e përditëshmërisë të secilit individ. Kompania e Sigurimeve "Dukagjini" është kompani serioze e cila rri pranë jush në çdo kohë.