Njoftim Zyrtar

Kompania e Sigurimeve “Dukagjini” SH.A. ka kënaqësinë të njoftojë se, me vendim të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nga data 08 korrik 2025, në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është emëruar z. Muhamed Boja.

Z. Boja ka mbajtur pozita me përgjegjësi të lartë në strukturat udhëheqëse të kompanisë dhe ka qenë, pa dyshim, një nga shtyllat kryesore të funksionimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të saj. Ai është dalluar për integritet të lartë profesional, etikë të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Shprehim mirënjohjen e veçantë për ish-Kryeshefin Ekzekutiv, z. Korab Lluka, i cili ka udhëhequr Kompaninë e Sigurimeve “Dukagjini” SH.A. me profesionalizëm dhe përkushtim gjatë periudhës së kaluar. E falënderojmë për kontributin e çmuar në forcimin e kompanisë dhe i urojmë suksese në angazhimet e tij të ardhshme brenda “Dukagjini Group”.

Kompania “Dukagjini” SH.A. mbetet e përkushtuar ndaj klientëve, partnerëve dhe tregut kosovar, me një vizion të qartë dhe udhëheqje të fuqishme.

Me respekt,
Dukagjini SH.A.
Prishtinë, Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *