Nëse nuk preferoni të shprehni pakënaqësinë tuaj përmes formularit online, ju lutemi merrni parasysh alternativat e mëposhtme për të adresuar shqetësimin tuaj:

Ankesë  

Parashtrimi i Ankesave: Klientët/ankuesit mund të parashtrojnë ankesat e tyre në njërën nga mënyrat e specifikuara si më poshtë:

  1. Personalisht: Duke vizituar Zyrën Qendrore të KS Dukagjini SHA: Rr. Xhevdet Doda, Objekti Dukagjini Residence, Hy. A1, K1, 10000 Prishtinë dhe duke plotësuar Formularin Standard për Ankesa të vendosur në kutinë përkatëse të ankesave.
  2. Përmes telefonit: Duke telefonuar shërbimin për klientë KS DUKAGJINI SHA në numrin: +383 48 750 005.
  3. Me shkrim: Duke shkruar ankesën dhe duke e dorëzuar në selinë e Kompanisë ose në zyrat e shitjes, apo përmes postës.
  4. Me e-mail: Duke shkruar email në info@dukagjiniks.com ose duke shkarkuar Formularin Standard për Ankesa nga uebfaqja: https://dukagjiniks.com/complain/.

Gjuha e parashtrimit të ankesës: Klienti mund të parashtrojë ankesë dhe të komunikojë me KS “DUKAGJINI” SH.A., në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, ashtu siç është përcaktuar me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, ose në gjuhën e marrëveshjes për produktin që është subjekt i ankesës.

Konfirmimi i pranimit të ankesës: Njoftimi i marrjes së ankesës do t'i bëhet klientit me shkrim përmes një letre zyrtare, në formë elektronike ose me telefon, sipas preferencës së klientit.

Afati për trajtimin e ankesave: Pasi komisioni për ankesa të nxjerrë vendimin lidhur me ankesën, shkresa e lëndës i përgjigjet parashtruesit të ankesës bazuar në ligjet dhe rregulloret e aplikueshme të BQK-së, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve kalendarike nga data e pranimit të ankesës. Për ankesa më komplekse, ky afat kohor mund të shtyhet. Në këtë rast, Kompania do ta informojë klientin për arsyet e shtyrjes dhe datën kur pritet vendimi përfundimtar.

Njoftimi për trajtimin e ankesës: Klientët do të informohen për trajtimin e ankesës së tyre vetëm me shkrim, përmes postës elektronike ose letrës zyrtare.

E drejta e Ankesës: Nëse klientët/ankuesit nuk pajtohen me vendimin për ankesën e parashtruar, ata mund të ushtrojnë ankesë kundër këtij vendimi në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK): Tel: +383 38 222 055, Email: ankesat@bqk-kos.org, Web: https://bqk-kos.org/ankesat, Adresa: Rruga Garibaldi, nr. 33, Prishtinë 10 000, Kosovë; apo të paraqesin padi në gjykatën kompetente.

Për të paraqitur një ankesë në Kompaninë e Sigurimeve Dukagjini SH.A, ju lutemi plotësoni informacionet e mëposhtme:

  • Emri dhe mbiemri
  • Numri i kontaktit
  • Adresa juaj e plotë
  • Përshkrimi i detajuar i ankesës suaj

Qëllimi ynë është t'ju ofrojmë një zgjidhje të drejtë dhe profesionale për çdo kërkesë apo pakënaqësi që keni. Fushat e shënuara me * janë të detyrueshme për t'u plotësuar.

    Duke shtypur ose klikuar butonin "Pëlqim", ju jepni pëlqimin tuaj të qartë që Kompania e Sigurimeve Dukagjini SH.A, në përputhje me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat tuaja personale të përmendura më lart, si dhe çdo informacion shtesë që mund të bëhet i njohur më vonë. Këto të dhëna mund të shkëmbehen dhe përdoren nga Kompania e Sigurimeve Dukagjini SH.A dhe partnerët e saj për të procesuar aplikimin tuaj dhe për të ju kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose me email në adresën e dhënë, me qëllim që t'ju ofrohen oferta më të përshtatshme dhe të personalizuara përmes procesit të profilizimit dhe/ose informacione lidhur me produktet dhe shërbimet që ofrojmë.

    Adresa

    Rr. Xhevdet Doda, Prishtinë

    Qendra e thirrjeve

    +383 48 750 005

    Email

    info@dukagjiniks.com