Sigurimi i veturës NE OFROJMË PËR AUTOMJETIN TUAJ SIGURIMET: TPL, TPL+ dhe KASKO

Për të gjitha llojet e automjeteve ofrojmë sigurime TPL dhe TPL+. Gjithashtu shërbimi i sigurimit KASKO për veturat jo më të vjetra se dhjetë vite.

Sigurimi TPL (Kosovë) Përgjegjësia ndaj palës së tretë

Në këtë sigurim përfshihen të gjitha dëmet që ju jeni shkaktarë në rast të aksidentit gjatë drejtimit të automjetit

Ky sigurim është edhe ligjerisht obligativ pa të cilin ju pa-mundësohet edhe lëvizja në trafik sipas Ligjeve në fuqi të shtetit të Kosovës.

Sigurimi TPL (Plus) Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palës së tretë për Maqedoni

Ky sigurim gjithashtu është obligativ në rast se ju dëshironi të vizitoni shtetin e Maçedonisë

Këtë sigurim mund ta bleni në të gjitha pikat e Ks Dukagjini në rast se ju jeni paraprakisht të siguruar në kompaninë tonë me policën TPL.

Sigurimi KASKO Komoditet i plotë

Ne do të kompensojmë, brenda vetëm disa ditësh, të gjitha dëmet në automjetin tuaj në qoftë se ka ndodhur gjatë dhe / ose të qëndrimit në Kosovë, por në rast të kërkesës tuaj, ne do të ju mundësojm sigurim të jetë i vlefshëm për territorin e shteteve të rajonit (EJL – Evropës Juglindore) si dhe mbarë Bashkimin Evropian. Me këtë sigurim mbulohen dëmet e shkaktuara në automjetin tuaj bazuar në kushtet e përgjithshme për sigurimin kasko të plotë. Mbulesat siguruese janë paraqitur në detaje si dhe përjashtimet, pjesa e zbritshme dhe/apo franshiza.

Për çdo sqarim ju lutemi mos hezitoni të na pyetni neve sepse sigurisht se do ta keni informatën më të plotë me rastin e përzgjedhjes së produktit kasko të disejnuar sipas përzgjedhjes tuaj.