Produkti ynë më i ri: Sigurimi i shëndetit në udhëtim

Kompania e sigurimeve “Dukagjini” nga qërshori 2018 fillon me shitjen e produktit më të ri të Sigurimeve të shëndetit në udhëtim. Plani ynë i sigurimit të shëndetit në udhëtim është ideal në rast se udhëtoni për biznes apo thjesht kaloni pushimet me familjen ose miqtë tuaj.

Falë bashkëpunimit me kompaninë April assistance e cila operon tash e 30 vite në fushën e sigurimeve me mbi 30 pika të operimit do të mbulojë financiarisht shpenzimet për shëndetin tuaj gjatë kohës së qëndrimit jashtë vendit si dhe ofroj asistencën e domosdoshme deri në limitin maksimal të paraparë në planin tuaj të sigurimit. Kushtet e përgjithshme dhe të veqanta i definojnë të gjitha aspektet e mbulesës tuaj minimale të kërkuar sipas kushteve të marrëveshjes së Schengen-it. Ju mund të përzgjedhni limite dhe mbulesa shtesë sipas dëshirës tuaj. Ju lutemi mos hezitoni të kërkoni sqarime shtesë nga ne në mënyrë që mos të keni asnjë brengë gjatë udhëtimit dhe qëndrimit tuaj jashtë Kosovës.

Ne do të kompensojmë për asistencën mjekësore dhe shtrimin në spital si pasojë e sëmundjes akute të rikuperueshme, të përcaktuar sipas planit të përzgjedhur sigurues.

*Ky sigurim vlen vetëm për banorët e Kosovës. Raste të kërkesave të veçanta shqyrtohen një nga një!

Leave a Reply

Your email address will not be published.