Njoftim

Të nderuar klientë të Kompanisë së sigurimeve Dukagjini sh.a. Duke ndjekur me vëmendje gjendjen e krijuar pas paraqitjes së rasteve të para të infektuarve me virusin Covid-19 (Corona Virus) si dhe rritjes së numrit të të infektuarve nga dita në ditë.

Kujdesi dhe mbrojtja e shëndetit të secilit prej nesh tashmë është një domosdoshmëri për të gjithë.

Ne përfillje te udhëzimeve te organeve kompetente, si mase preventive, ju njoftojmë që çdo kërkesë e cila ka te bej me përgjegjësinë e Kompanisë së sigurimeve Dukagjini sh.a ndaj palëve te treta dhe ndaj jush si klient, ti drejtoni përmes komunikimit elektronike përfshirë:

Tel: +383 49 770 840 Viber: +383 49 770 840 Email: demet@dukagjiniks.com dhe ne profilin tone zyrtar ne Facebook.

Kontraktimi i policave të sigurimit do të bëhet përmes agjentëve të shitjes, qe do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime duke u përpjekur që të shmangim maksimalisht kontaktin fizik, gjithnjë duke respektuar të gjitha udhëzimet dhe këshillat e Institutit të shëndetit publik të Kosovës.

Ky njoftim do të jetë në fuqi deri në njoftimin e radhës i cili gjithnjë do te jetë i harmonizuar me vendimet dhe njoftimet e Organet shtetërore te Republikës se Kosovës Duke ju dëshiruar shëndet për Ju dhe te afërmit tuaj, Kompania e sigurimeve Dukagjini.a

Leave a Reply

Your email address will not be published.